”Ishte goditur te faqja, në fyt, i ka akoma në kurriz gishtat.”
Kjo është dëshmia e gjyshes së foshnjes 18 muajshe, që denoncoi dhunimin e fëmijës në një kopsht privat në lagjen nr.8 të Durrësit.
”Dy ditë kishte që e kishim çuar.”
Për ngjarjen, policia e Durrësit ka vënë nën hetim pronarin e kopshtit Gëzim Dervishi, i cili nga ana tjetër mohon që fëmija është dhunuar.
Megjithatë, thotë se ka marrë masa ndaj të gjithë stafit, dhe vetëm ndaj një edukatoraje për të cilën dyshon familja.