Dhunë në familje, plagosje me dashje dhe aktivitet i paligjshëm i lojëra të fatit, arrestohen 6 persona në Elbasan

Dhunë në familje, plagosje me dashje dhe aktivitet i paligjshëm i

Policia e Elbasanit ka arrestuar 6 persona dhe ka proceduar një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit dy të rinj janë arrestuar në Gramsh pasi zhvillonin aktivitet të paligjshëm të lojëra të fatit.

Mësohet se në pranga kanë rënë “R.N., 29 vjeç, ( pronari i lokalit i cili e kishte marrë me qera) dhe  Xh.B., 21 vjeç( kamarier) banues në Gramsh, për veprat penale  “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe  "Fshehja e të ardhurave". Arrestimi i tyre  u bë pasi, në lagjen "18 Gushti", Gramsh, në subjektin e  "Bar-Kafe",  iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dy aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një kompjuter dhe një monitor.

Sakaq janë arrestuar edhe M.Ç., 21 vjeç, dhe D.Ķ., 23 vjeç,  banues të dy në fshatin Kokrevë, Librazhd, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me thikë 23 vjeçarin F.D., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Dardhë në Librazhd, për moskallëzim krimi.

Një 30 vjeçar me iniciale L.M është arrestuar në Shushicë të Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, ndërkohë që B.Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë në pranga  pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime e mëtejshme proceduriale.

Vendi Lajme elbasan dhune ne familje Aktualitet lojera fati drejtim mjeti ne gjendje te dehur

EMISIONET