Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të dy rasteve të dhunës në familje në Malësi të Madhe.

Ndlrkohë është arrestuar një 48-vjeçar, të cilit iu sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Malësinë e Madhe, falë reagimit në kohë, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti të dhunës në familje, duke arrestuar në flagrancë shtetasin B. K., 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe, i cili po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, një armë gjahu çifte dhe 252 fishekë, të cilat i mbante me leje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për të njëjtën akuzë në pranga ka përfunduar edhe një 53-vjeçar.

“Gjithashtu, shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për një tjetër rast të dhunës në familje, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. P., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton Policia.