Dhuna seksuale ndaj fëmijëve në rritje, drejtori i CRCA: Institucionet të forcojnë prezencën

Dhuna seksuale ndaj fëmijëve në rritje, drejtori i CRCA:

Drejtori i CRCA në Shqipëri ka kërkuar nga institucionet që të forcojnë më shumë prezencën e tyre në qytetet ku dhuna seksuale ndaj fëmijëve është në rritje.

Sipas një studimi përgjatë periudhës 2019-2020 janë 36 shënuar raste dhune dhe shfrytëzim sekual ndaj të miturve.

"Krimet seksuale ndaj të miturve kanë ardhur në rritje. Është fakt që dhuna seksuale ndaj fëmijëve manifestohet në dy forma. Forma është vetëm për vetëm, që do të thotë se ka një person që dhunon seksualisht fëmijën. Forma e dytë që është e mbi 20% të rasteve është me 4 ose më shumë persona."

Sipas raportit grupmosha më e prekur është 10 deri në 14 vjeç me 44% të rasteve të raportuara, e ndjekur nga grupmosha 15-18 vjeç që zë 36% e rasteve.

"Nëse ka diçka që është një kërkesë e këtij studimi është që asnjë fëmijë nuk duhet të lihet në varfëri."

Sa i përket ndarjes territoriale në jug të vendit janë shënuar 50% të rasteve, 42 % në qytetet në Shqipërinë e mesme, ndërsa në veri vetëm 8%

EMISIONET