Dhuna policore mbi protestuesit/ Thirrja e Maliqit: Të mblidhet ‘Siguria Kombëtare’, 25 Prilli vonë për ti prerë faturën diktaturës

Dhuna policore mbi protestuesit/ Thirrja e Maliqit: Të mblidhet

Lidhur me dhunën e ushtruar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit reagon edhe deputeti Lefter Maliqi.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi shkruan se shteti i Edi Ramës po arreston, dhunon, gjakos, gazetarë, të rinj, të mitur.

Sipas tij, "është koha të mblidhet ‘Siguria Kombëtare’… 25 Prilli, është vonë për ti prerë faturën e keqqeverisjes diktaturës 8-vjeçare të Kryemafiozit!

Reagimi i plotë:

Të dorëhiqet skuadra mafioze e Rilindjes! Shteti i Edi Ramës po arreston, dhunon, gjakos, gazetarë, të rinj, të mitur… Është koha të mblidhet ‘Siguria Kombëtare’… 25 Prilli, është vonë për ti prerë faturën e keqqeverisjes diktaturës 8-vjeçare të Kryemafiozit!

Të dashur miq!


Arroganca e qeverisë së Rilindjes nuk frenohet as para një jete të humbur nga dora e Shtetit të saj.

Sandër Lleshaj u largua vetëm pas presionit qytetar përmes protestave që po i kërkojnë llogari kësaj qeverie për të gjitha krimet që ka kryer në këto 8 vite.
Edhe i dorëhequr mes dështimit mjeran, Sandër Lleshaj demonstron arrogancën e shefit të tij.

Të gjithë menduam që pas ngjarjes së rëndë të 8 Dhjetorit, ky Shtet nën drejtimin e Rilindjes, do të reflektonte, por jo.

Mbrëmë pamë të gjithë bashkë se si Policia e Shtetit abuzoi sërish me uniformën, me urdher nga larte,duke dhunuar në mënyrë barbare të rinjtë, mes tyre një gazetar që po bënte punën e tij, një tjetër djalë të ri që u gjakos në formën më monstruoze, dhe dhjetra të mitur që u shoqëruan në komisariate, ndërsa prindërit ulërisnin nëpër rrugë duke kërkuar fëmijët e tyre.

Jo vetëm shkelje e hapur e ligjit, por diktaturë e mirëfilltë.
Tashmë Siguria Publike është cënuar, dhe thirrja ime është për Presidentin e Republikës, që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Kryeministri-Kryemafioz, nuk njeh limite, mban fjalim për vrasjen tragjike të 25-vjeçarit nga efektivi i Policisë, dhe në vend që të bëjë mea-culpa, fajëson Opozitën.
Shteti i Edi Ramës ka kapitulluar, është koha që kjo qeveri të dorëhiqet, skuadra e Rilindjes nuk mund të garojë më as më 25 Prill.

Gjithçka po ndodh sot, është fatura e bilancit të Diktaturës që instaloi Edi Rama në 8 vite.

Vendi Lajme protesta Politikë lefter maliqi Aktualitet dhuna policia

EMISIONET