Dhuna nga klientët, punonjëset e seksit në Francë ngrihen në protestë

Dhuna nga klientët, punonjëset e seksit në Francë ngrihen

Pandemia duket se ka ndikuar në rritjen e dhunës dhe në uljen e mbrojtjes shtetërore ndaj personave që punojnë në industrinë e seksit.

Rreth 100 punonjës dhe punonjëse demonstruan të enjten në kryeqytetin francez në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj tyre.

Që prej muajit janar, Sindikata vendase për Punonjësit e Seksit raporton se 14 pjesëtarë kanë gjetur vdekjen si pasojë e klientëve të dhunshëm.

"Kam një vit e gjysmë që punoj në këtë industri, si eskortë. Sot këtu po denoncoj dhunën dhe damkën që vuajmë ne si punonjëse seksi, qoftë në rrugë, qoftë nga interneti."

"Në kontekstin e krizës shëndetësore që po jetojmë, jemi të ekspozuara ndaj një dhune më të madhe, ndaj rreziqeve shëndetësore më të larta, prandaj po rezultojmë edhe më të brishta."

Demonstruesit kërkuan dekriminalizimin e punës së seksit në Francë dhe shfuqizimin e një ligji që i gjobit klientët e tyre me 1,500 euro nëse kapen duke marrë shërbime seksuale.

Shtëpitë publike në Paris janë mbyllur me vendim parlamenti, por ato raportohet se vazhdojnë të operojnë fshehtazi.

"Shpresojmë që shoqëria civile do të na bashkohet në betejën tonë, që të gjithë, sepse në fund të fundit, qëllimi është të kemi të njëjtat të drejta si të gjithë punonjësit në shoqëri."

Sindikata franceze për Punonjësit e Seksit i ka bërë thirrje qeverisë të krijojë një fond të posaçëm emergjence për t'i kompensuar ata nga humbjet financiare për shkak të krizës së fundit epidemike, si edhe që të shfuqizojë ligjin e vitit 2016 që penalizon klientët e tyre.

Bota Lajme dhune France punonjese seksi

EMISIONET