Dhuna ndaj gazetarëve, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane: Turp për kryeministrin Rama

Ricardo Gutierrez, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve dënon dhunën policore ndaj gazetarëve, akte të ndodhura gjatë protestave të ditëve të fundit në Shqipëri.

Ai u quan të turpshme diçka të tillë, ndërsa kërkon nga shoqatat vendase dhe të huaja të gazetarëve të dënojnë veprimet e tilla.

"Katër gazetarë të arrestuar vetëm pse kryen punën e tyre gjatë protestave në Tiranë.

Turp për kryeministrin shqiptar EdiRama”, shkruan ai ndërsa io kërkon Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë në Shqipëri dhe Europë të dënojnë dhunpn policore ndaj gazetarëve në Shqipëri.

Pak ditë më parë, gazetari i RTV Ora Xhoi Malësia u shoqërua padrejtësisht në komisariatin nr.2 në Tiranë ku u ushtrua edhe dhunë, ndërsa kryeredaktori i "Koha Jonë" u mor po nga policia shumë pranë redaksisë së medias në fjalë.

Lexo edhe:

Rrjeti Gazetarë të Sigurt letër OSBE-së, KiE dhe KE-së: Veproni kundrejt dhunës së Policisë ndaj gazetarëve në Shqipëri

Policia shoqëron me dhunë kryeredaktorin e gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani

/a.r,OraNews

Vendi Lajme policia Politikë Lajmi i fundit gazetaret Aktualitet dhuna Ricardo Gutierez federata europiane e gazetareve

EMISIONET