Dhuna mjet disipline? 66% e prindërve edukojnë përmes dhunës, konfirmohet edhe nga fëmijët

Dhuna mjet disipline? 66% e prindërve edukojnë përmes

Raporti i 2019 për dhunën dhe konceptin mbi të e nxjerr Shqipërinë një vend me probleme të theksuara në këtë aspekt. 66% e prindërve në vendin tonë mendojnë se dhuna është një formë disipline. Shkaqet kryesore të kësaj situate janë problemet e shëndetit mendor dhe varfëria.  

66 përqind e prindërve në Shqipëri mendojnë se dhuna është një mjet disipline për fëmijët, duke e kthyer këtë në një fenomen shqetësues për shoqërinë tonë.

World Vision ka pyetur prindër dhe fëmijë në zona të ndryshme të Shqipërisë, dhe në përqindje të lartë janë edhe fëmijët që pohojnë se kanë përjetuar një fomë të dhunës.

 Drejtorja e World Vision, Elona Boçe Elmazi, thotë se ky shqetësim vërehet më së shumti në zonat rurale.

"Në zonën urbane vihet re më shumë problematika e neglizhimit të fëmijës, në zonat rurale dhe ato urbane mund të jenë më të shprehura format e tjera të dhunës."

Dy nga arsyet kryesore të dhunës janë problemet me shëndetin mendor dhe varfëria.

"Duhet të ndërhyjmë në faktorin varfëri, shëndetin mendor dhe në rritjen e aftësisë së familjes për tu ripërtërirë."

Megjithatë, qytetarë të e pyetur nga Ora News denojnë çdo formë të dhunës dhe thonë se ajo nuk i edukon fëmijët.

"Dhuna mnbetet dhunë dhe nuk është as për fëmijët dhe as të rriturit."

"Nëse prindi ka qenë i dhunuar ai do të dhunojë dhe fëmijën e tij."

"Për ti rrahur si kam rrahur kurrë, përdor bindjen dhe një çikë presionin."

Por ka edhe nga ato raste ku dhunën e konsiderojnë si një nga format për të mbajtur familjen e bashkuar.

"Është për të mirën e atij që duhet të rritet. Unë i kam rritur pa dhunë dhe jam ndarë me gruan dhe fëmijët, jam vetëm fare. Më mirë pak dhunë dhe nuk do të ndahesha."

Krahasuar me një vit më parë, raportet për dhunën në vendin tonë kanë shënuar një ulje, ndërsa në raport me Kosovën shifrat paraqiten njësoj.

Vendi Lajme Sociale raporti dhuna ndaj femijeve

EMISIONET