Italinë e pret një fundjavë e rëndësishme pasi italianë do të votojnë për shkurtimin ose jo të numrit të parlamentarëv, për këshillat rajonalë dhe guvernatorët në 7 rajone italiane: Veneto, Marche, Campania, Valle D’Aosta, Puglai e Toscana.

Janë mbi 47 milionë italianë që kanë të drejtën e votës në referendumin kombëtar dhe mbi 18 milionë votues të thirrur në zgjedhjet rajonale.

Zgjedhjet do të zhvillohen më datë 20 shtator dhe do të zgjasë deri në orën 15:00 të së nesërmes.

Vota e referendumit fton qytetarët italianë të shprehin mendimin e tyre pro apo kundër ndryshimit kushtetues të aprovuar më 12 tetor 2019 mbi reduktimin e numrit të parlamentarëve italianë. Nëse votohet pro, numri i sentaorëve italianë do të reduktohet nga 315 në 200 dhe i senatorëve nga 630 në 400.

Për qeverinë Conte 2, shkurtimi i numrit të parlamentarëve do t’i sillte shtetit një kursim të shpenzimeve prej 53 milionë urosh për dhomën e deputetëve dhe 29 milionë euro për dhomën e senatit.

Dhejtra shqiptarë kandidatë për këshillat rajonale e bashkiakë

Njëherësh me referendumin kushtetues në Itali do të zhvillohen dhe zgjedhjet rajonale e zgjdhjet e drejpërdrejta të guvernatorëve në 7 rajone.

Edhe në këto zgjedhje, kandidatët me origjinë shqiptare janë të shumtë në numër.

Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Itali që janë mbi 440 mijë e ndër më historikët ka dëshmuar vit pas viti se është dhe ndër komunitetet e huaja më të integruara në shoqërinë italiane, provë e të cilës është pjesëmarrja e lartë në numër e përfaqësuesve të tyre në politikën italiane.

Nga veriu në jug janë me dhjetra kandidatë shqiptarë që janë në krah të forcave të ndryshme politike e në lista civile, përfaqësohen për t’u votuar si kandidatë të këshillave rajonalë dhe komunale.

Në rajonin Marche, kandidon për Këshillin Bashkiak të komunës së Fermos, kryetari i shoqatës së avokatëve shqiptarë Arjol Kondi, në rajonin Toskana shqiptari Lorenzo Zejnati, në Bolzano shqiptarja Albana Loka, në Macerata kandidon kryetarja e Lidhjes së Mësusve të Gjuhës Shqipe Arjana Kosova, e shumë të tjerë.

Madje në komunën e Roveretos me rreth 40 mijë banorë numri i kandidatëve shqiptarë për këshillat rajonal e  komunal të këtij territori është ndër më të lartit, plot 14 shqiptarë.

Dhe në këto zgjdhje nuk kanë munguar që mes kandidatëve shqiptarë të ketë  dhe nga ata që janë rreshtuar përkrah Matteo Salvinit e forcës së tij politike Lidhja, megjithëse  në memorien popullore Matteo Salvini e partia që përfaqëson shpesh kanë shprehur deklarata jo fort të këndshme e të drejta për emigrantët e për shqiptarët në veçanti.

E tillë është Lindita Elezi me profesion infermiere, është kandidate në Jesi në provincën e Ankonës e cila në prezantimin e saj thotë se “që e vogël babai i saj dikur kolonel ushtarak, më ka përcjellë vlera të rëndësishme si politika mund të zgjidh problemet. Politika, thotë ajo, është për mua të rrish me njerëzit, t’i ndihmosh, është pasioni im.”

E veçanta e kandidatëve shqiptarë në këto zgjedhje rajonale është numri i lartë i pjesëmarrjes femërore, dëshmi e integrimit profesional e sociale të grave emigrante që tregon se politikën nuk e bëjnë vetëm burrat.

Një nga këta është Albana Loka me profesioni psikoterapeute, kandiate për Partinë Demokratike për këshillin rajonal të Bolzanos. Në prezantimin e saj ajo kujton betejat më të rëndësishme të emigrantëve në Itali, e drejta e nënshtetësisë për fëmijët e brezit të dytë,  e drejta e njohjes së diplomave, shkurtimi i burokracive për marrjen e nënshtetësisë italiane e shumë të tjera.

Janë kërkesa të thjeshta në dukje por beteja të ashpra politike që ende nuk janë fituar, e jo më kot Corriere della Sera e quan “mosketiere që kërkon të ndryshojë politikën.”

Në zgjedhjet vendore të 2019 kandidatët shqiptarë ishin rreth 170, dhe këtë vit numri i tyre është mbi 70 edhe pse votohet vetëm në 7 rajone italiane.