Dhimbje në Thumanë, mes lotësh të afërmit kujtojnë ata që humbën jetën nën rrënojat e tërmetit

Dhimbje në Thumanë, mes lotësh të afërmit kujtojnë

Dhimbja vijon të jetë e përditshme në Thumanë që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar. Disa gërmadha të ndërtesave të shkatërruara kujtojnë ende jetët e humbura nën to. Familjarët kujtuan njerëzit e tyre mes lotësh e lule në duar.

Thumana u gdhi në lot edhe këtë 26 nëntor. Mëngjesi i një viti më parë do merrte pabesisht jetët e të dashurve të tyre, të cilët sot kanë ardhur ti kujtojnë në varrezat e Thumanës.

Familjarë dhe të afërm kanë përkujtuar me lule jetët që mbetën nën rrënojat e pallateve vrastare që nuk mundën ti rezistonin lëkundjeve që përjetoi e gjithë Shqipëria.

Thumana ishte një ndër qytetet që u godit më keq, aty ku familje të tëra u shuan.

Momentet e tmerrit shumë prej tyre duan t’i harrojnë, por ato janë të pashmangshme.

"Shkonim aq mirë më njëri-tjetrin. Nuk deshi Zoti. Dhimbja është e fortë. Sardi i shkretë me zor e rritëm, mbeti me të ëmën në rrënojat e pallatit."

"Nuk  di ta përshkruaj, e përjetoj sa herë më kujtohen. Tmerri që ka qenë mos ardhtë më, mos i raftë kujt me e provu!"

Gjithçka në Thumanë, edhe pse tashmë ka kaluar një vit, përcjell dhimbje, por ata njerëz çdo ditë kërkojnë forcë që të ringrihen.  

LEXO EDHE: Tërmeti i një viti më parë i mori 7 anëtarë, familja Cara kryen homazhe në Thumanë

Vendi Lajme Kronike termeti i 26 nentorit thumane

EMISIONET