Dhimbja në forcë, Chrissy Teigen dhe John Legend rrëfehen para kamerave për humbjen e fëmijës së tyre të tretë

Dhimbja në forcë, Chrissy Teigen dhe John Legend rrëfehen para

Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, John Legend, mbetën të dëshpëruar pasi humbën fëmijën e tyre në shtator të këtij viti.

Ata treguan për “Good Morning America” sesi i dhanë forcë njëri-tjetrit për ta përballuar këtë ngjarje të hidhur që ndikoi kaq shumë në jetët e tyre.

“Nuk ma marrte mendja që do ta përjetonim këtë lloj dhimbjeje dhe të flisnim për të, por e bëmë dhe kjo nënkupton shumë për shumë njerëz. Ishte eksperiencë e fuqishme që më bëri të mësoj shumë gjëra të reja. Jam thjesht krenar që bashkëshortja ime pati kurajon e mjaftueshme për ta bërë. Thjesht di që e dua atë më shumë se çdo herë tjetër. Kemi kaluar shumë sfida bashkë dhe thjesht ajo është bërë më e fortë dhe e di mirë që kjo nuk ndodh kur gjithmonë kur njërëzit kalojnë një tragjedi.”- tregoi John.

Gjithashtu Chrissy shtoi:

“Kam me mijëra letra që më janë shkruar. Sigurisht që kjo që kalova unë është shumë e dhimbshme për një grua, por sigurisht kur është një baba i përfshirë dhe gjithë mbështetja që kemi marrë, gjërat bëhen edhe më të lehta. Eshtë e pabesueshme.”

Showbiz Lajme femije kamera humbje Chrissy Teigen john legend

EMISIONET