Twitter bllokoi llogarinë e djalit e presidentit amerikan, Donald Trump për 12 orë.

Ky bllokim u bë pasi Donald Trump Junior kishte postuar një video ku diskutohej për përfitimet e Hydroxychloroquine.

Disa, përfshirë Presidentin Trump, kanë sugjeruar që ilaçi funksionon si një masë parandaluese kundër koronavirusit, pavarësisht studimeve mjekësore që tregojnë të kundërtën.

Twitter tha se postimi kishte shkelur rregullat e tij të dezinformimit për Covid-19.

“Ne ndërmarrim veprime në përputhje me politikën tonë”, tha Twitter për BBC-në.

Donald Trump Junior, edhe pse nuk mund të bëjë postime për një kohë, ai mund ta shfletojë Twitter-in.

Ky rrjet social tha se ka ndërmarrë të gjitha masat për të luftuar dezinformatat për koronavirusin.