"Detyrim paraqitje" për të arrestuarit në Thirrë, avokati: Katastrofë ekologjike, nuk ngeli lumë pa u marrë

"Detyrim paraqitje" për të arrestuarit në Thirrë,

Katër aktivistët e arrestuar nga Policia pas protestës kundër keq shfrytëzimit të burimeve ujore në Mirditë janë lënë të lirë.

Gjykata e Lezhës ka nxjerrë nga qelia me detyrim paraqitje organizatorin Besnik Paci dhe tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje Etnik Berisha, Endrit Bytyqi, dhe Çlirim Gerbeshi.

Ndryshimi i masës së sigurisë u vendos nga gjyqtari, Artan Hajredinaj.

Lexo edhe: Protesta për HEC-in në Mirditë/ 4 të arrestuar dhe 30 të procedur penalisht

Avokati, Astrit Gjika, u shpreh se arrestimet ishin formë presioni për të mbytur protestat qytetare për të drejtat.

"Më tepër është një lloj presioni nga policia që këta njerëz herën tjetër mos kërkojnë të drejtën e tyre ose mos flasin, se ishte një deklaratë për shtyp, paçka se banorë të acaruar se po u merret jeta, se uji është jetë bënë disa thirrje dhe policia e kthehu në protestë. Jemi afër një lloj diktature, cila është akuza tjetër? Agjitacion dhe propagandë," tha avokati.

Seanca u mbajt nën masa të rrepta sigurie, pasi jashtë gjykatës ishin mbledhur aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje dhe banorët të Mirditës.

Katër persona u arrestuan dhe 30 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për protestën e ditës së dielë në Thirrë të Mirditës.

Ata akuzohen për bllokimin e rrugës dhe kundërshtimin me dhunë të efektivëve të policisë dhe bllokimin e rrugës së Kombit.

https://youtu.be/F5wHJeCsMDc

Vendi Lajme protesta Kronike avokati Aktualitet gjykata lezhe heci thirrë

EMISIONET