Dërgimin në Hagë të çështjes detare me Greqinë, historiania Elena Kocaqi e lexon si një frikë të qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama për të mbajtur mbi supe peshën e një çështje kaq sensitive për publikun.

E ftuar në Rtv Ora, Kocaqi thotë se një arbitër ndërkombëtar i bën mirë kësaj çështje, por fare mirë mund të ishte një palë e tretë dhe jo gjykatë.

Në Hagë, Shqipërinë ajo e sheh në disfavor, nisur edhe nga eksperienca e gjatë që shteti fqinj ka me çështjet detare.

E parë si një e tërë e gjithë panorama, Kocaqi thotë se pas 7 vitesh qeverisje nga mazhoranca kthehemi edhe njëherë aty ku e ka la qeveria Berisha këtë çështje, zgjidhje në gjykatë ndërkombëtare.

Deti në Hagë për shkak të frikës së Ramës për ta zgjidhur vetë

Klasa politike ka frikë ta zgjidhë vetë, edhe partia që është në pushtet ka frikë ta zgjidhë këtë çështje për arsye të presionit të opinionit publik në Shqipëri, por edhe faktorit ndërkombëtar që është i interesuar për një çështje të tillë dhe ka interesa të drejtëpërdrejta siç është Turqia. Duke qenë se ka një presion të tillë qeveria shqiptare nuk e mban do të këtë peshë dhe për këtë arsye kërkon ta shkarkojë nga vetja. Është mirë të ketë një arbitër ndërkombëtar që mund të ishte jo vetëm gjykatë por edhe një palë e tretë, një shtet mik i të dy palëve që në bazë të drejtës ndërkombëtare mund të negocionte dhe ta zgjidhte.

Por duke parë pretendimet e Greqisë dhe sa sensitive është çështja do të çohet në gjykatën e Hagës. Nuk ka gjykatë më të lartë se ajo e Hagës për çështje të tilla. Vendimi i saj do të jetë zbatueshëm. Athina është e lumtur sepse ka edhe një staf më të mirë juristësh dhe ekspertësh të kësaj fushe sepse ka negociuar pothuajse me të gjitha vendet. Aty është edhe frika, a ka qeveria jonë një staf të tillë aq të mirë, juristë ndërkombëtarë?

Precedenti me kanalin e Korfuzit

Ne kemi precedentë të gjykimit të çështjes së kanalit të Korfuzit ku për mua si juriste, nga ana juridike, janë bëra gafa pasi Shqipëria mori pjesë në një gjykatë kur nuk ishte ende anëtare e OKB dhe e njohu këtë gjykatë që ta gjykonte dhe vendimi për kanalin e Korfuzit ka problematika. Edhe vendimet ndërkombëtare varet sesa fort lobojnë palët që janë në konflikt, Greqia do ta ketë më të fortë lobimin.

Deri në gusht diskutohej vetëm për negociata

Për shkak të takimeve që pati me Erdoganin dhe presionit të brendshëm nuk do Rama ta mbajë një peshë të tillë. I intereson dhe Ramës ta heqë nga vetja këtë barrë, nuk e mban dot sepse e di sa e rrezikshme është kjo çështje.

Mediat greke: U shmang humnera e kushtetutshmërisë në Shqipëri

Pas prishjes së marrëveshjes në Kushtetuese qeveria Berisha ra dakord me qeverinë greke që çështja do të çohej në një gjykatë ndërkombëtare.Pas 7 vitesh mbërrijmë në të njëjtën pikë. Brenda Shqipërisë mund të korrigjohet vendimi nga një gjykatë, ndërsa jashtë Shqipërisë një vendim nga një gjykatë e tillë është shumë i fuqishëm.

Zaganjori e sheh të parakohshme zgjidhjen

Kjo procedurë do të marrë shumë kohë, ka shtete që kanë 30-40 vjet në negociata për kufijtë, është çështje e ndërlikuar. Edhe sikur të shkojë në gjykatë do të marrë vite të tëra.Të dy palët duhet të arrijnë një marrëveshje për të shkuar në gjykatë. Kjo qeveri do t’ia lërë qeverisë tjetër, është vetëm një premtim. Me këtë mandat nuk e bën.

Heqja e ligjit të luftës

Nuk dhanë asnjë sqarim. Ligj lufte absurd, dy vende në NATO nuk lejohet të kenë ligj lufte me njëra-tjetrën. Derisa Shqipëria ka hyrë në 2008 nuk ekziston, thjesht i është bërë presion përmes tij. U diskutua që marrëveshja e 1996, që ka qenë marrëveshja e fqinjësisë dhe bashkëpunimit, do të thellohet. Do të ketë marrëveshje të reja. U lajmërua se do të ketë negociata për heqjen e ligjit të luftës. Është shumë e padrejtë se nuk duhet të ekzistonte, nuk ishte Shqipëria që sulmoi Greqinë, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia. Pse nuk mban një ligj lufte me Italinë? Kjo tregon se ka prapavijë politike për pronat e çamëve dhe shqiptarëve.

Pronat e çamëve

Me heqjen e ligjit të luftës u lind e drejta të kërkojnë pronat e gjyshërve të tyre por përsëri kanë disa klauzola, kanë nxjerrë disa ligje që pronën duhet ta kishe regjistruar në disa vite dhe mund të hapin përsëri problematika të tjera. Shteti grek nuk është aq i sinqertë sa duket. Nëse do të kishte vullnet do ti kishte zgjidhur këto punë, çështja e ligjit të luftës zgjidhet brenda ditës, nuk ekziston faktikisht.E mbajnë si presion politik. Nuk është problemi vetëm i pronave të çamëve por edhe i pronave të shqiptarëve të Shqipërisë, Ambasadës, prona të shtetit shqiptar që shteti grek i ka sekuestruar.

Për Greqinë, çështja çame nuk ekziston

Rama u soll sikur çështja çame nuk ekziston. Kjo është politika e Greqisë, nuk do t’ja përmendësh problemin çam. Për ta Çamëria dhe problemi çam nuk ekzistojnë. Ata kërkojnë ta heqësh fare nga tekstet e  historisë, kërkojnë ta harrosh.Ky është imponimi më i madh dhe më i keq që mund të bëjë shteti fqinj, mirë që të genocidon, nuk të kërkon falje por të imponon ta harrosh dhe mos ta kujtosh. Politika shqiptare për nder të atyre viktimave por edhe sepse përfaqëson një pjesë të qytetarëve që erdhën nga Greqia, kanë pasur pasaportë greke dhe kanë pronat në Greqi, që janë çamët, duhet ta kishte ngritur këtë problem. Nuk ka pasur guximin ta ngrejë as atje, as këtu. Tregon se nuk është e interesuar për ta zgjidhur këtë problem.

Protesta e shoqatës Çamëria dhe PDIU

Shteti shqiptar duhet të marrë masa për shoqërimin e Ministrit të Jashtëm, asnjë shqiptar nuk do që në një vizitë të Ministrit të Jashtëm të ketë ndonjë incident që mund të cënojë autoritetin e shtetit shqiptar. Por nga ana tjetër është e drejtë e çamëve, që në një vizitë të Ministrit të Jashtëm grek, të dalin aty përballë në mënyrë paqësore dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.Aq më tepër që Ministri i Jashtëm i Greqisë është nga Himara. Ata vijnë dhe kërkojnë të drejta për minoritetin që nuk ekziston, Himara nuk ka pasur kurrë minoritet nga të gjitha të dhënat historike, ata kanë qenë shqiptarë. Nuk do të thotë që nëse je shqiptar ortodoks, je grek, siç thotë politika zyrtare greke. Çamët kanë pasur të drejtën e Zotit dhe të drejtën me ligj që të protestojnë për të drejtat e tyre. Protesta ishte paqësore, ka pasur një acarim, por jo tendencë që të krijojnë konflikte.

Patritotët e detit

Trump tha në OKB se e ardhmja është e patriotëve dhe jo globalistëve. Pavarësisht globalizimit që është për tregtinë e lirë dhe intensifikimin e marrëdhënieve, çdo shtet e ruan me fanatizëm territorin e vet, gjuhën dhe kulturën. Asnjë shtet nuk toleron në çështjet e territorit. Nuk ka lidhje me patriotizmin kjo pjesë.

Propagandë antigreke

Nuk ka propagandë antigreke. Ata duhet të njohin historinë dhe ne të njohim historinë.Kabineti qeveritar në Greqi historikisht, 70-80% të ministrave i ka ose me dy prindër shqiptarë, ose me një prind shqiptar sepse vetë përbërja e popullësisë së Greqisë është ashtu. Vetë Heroi i Greqisë Kolokotroni, nënën e ka me mbiemër Kocaqi.E shikon sa të lidhur janë, gjysmat e mbiemrave të Greqisë janë mbiemra të Shqipërisë së sotme. Pse duhet që politika të fusë kaq shumë konflikte? Këto i bën poltika për interesa të veta, për të fituar zgjedhjet brenda, për gjërat që do të arrijnë në marrëdhëniet ndërkombëtare një shtet i caktuar. Në Shqipëri konfliktet i bëjnë ato grupe që marrin fonde nga Athina.Ka grupe të caktuara interesi që përfitojnë ekonomikisht nga kjo situatë. Popujt me popujt nuk kanë asgjë. Politika duhet të mbajë një standard bisedimi të një recipriociteti dhe respekti të dyanshëm.

Ku jemi me ato që kërkojmë nga grekët dhe ato që kërkojnë grekët nga ne?

Nuk kemi një varrezë për çamët në Çamëri por kemi varreza ushtarësh grekë pa fund, as nuk kontrollohen. Pse duhet të ngrejë Greqia varreza pa fund, mund të ngrinte një varrezë monumentale por zhvarrimi i trupave dhe varrimi duhet të ishte bërë në Greqi. Pse ata vijnë si pushtues në Shqipëri dhe u ngremë varreza, ndërsa çamët që janë viktima që kanë ikur nga familjet e tyre, janë vrarë, përsekutuar, genociduar dhe vjedhur, nuk kanë të drejtë të shkojnë te varret e gjyshërve të tyre.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Nëse është për të afruar miqësinë e mirë le të bëhet. Por nëse kjo mbledhje bëhet që ata të vijnë dhe të përfitojnë dhe ti vënë vetëm detyra Shqipërisë, ka diçka që nuk shkon. Marrëdhëniet duhet të ngrihen mbi parimin e reciprocitetit.

Kollarja e Ramës me flamur dhe yllin me 5 cepa

Në flamurin tonë me shqiponjë ka ekzistuar në kohën e Skëndërbeut një yll por jo ylli komunist, ylli me 8 cepa apo ylli i Aleksandrit. Ky me pesë cepa është ylli i komunizmit.Është pak provokativ për viktimat e komunizmit në Shqipëri. Nëse do të vendosë një yll, të vërë atë të Skëndërbeut më mirë.

BE nuk njeh pretendimet e Greqisë për Shelfin Kontinental

Turqia ka të drejtë, është kontinent dhe Greqia me një ishull shumë të vogël kërkon ti marrë gjithë zonën ekonomike ekskluzive përballë Turqisë.Me të drejtën ndërkombëtare Turqia ka të drejtë dhe vendimi i BE është i vonuar, duhet të ishte më parë dhe më i prerë. Nuk jam dakord që një shtet i BE të dalë kundër parimeve ndërkombëtare. Në konfliktin midis Turqisë dhe Greqisë ka të drejtë Turqia.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

LEXO EDHE: “Po përdoren për të destabilizuar zonën, Dendias flet nga Tirana: KE të ndalë eksportin materialeve ushtarake drejt Turqisë