Marrëveshja e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë do të diskutohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Një konflikt që ka ndezur politikën, historianët dhe mediat.

Përballë gazetares Beti Njuma, historiani Erald Kapri shprehu hapur frikën që kjo dërgesë mund të jetë një prapaskenë e konfliktit greko-turk.


Kapri: Duket shumë e komplikuar dhe unë uroj që të mos jetë një lloj prapaskene e konfliktit të madh greko-turk. Turqia dhe Greqia, si dy superfuqi rajonale për Mesdheun kanë një përplasje shumë të madhe për ndarjen e shefit kontinental dhe ekskluzivitetit ekonomik. Kush do të zotërojë mesdheun lindor, që është i pasur me naftë, deri në kontrollin e kanalit të Suezit. Mua më shqetësojnë këto deklaratat e kryeministrit dhe njerëzve afër tij, që Greqia ka të drejtë ta zgjerojë këtë 12 milëshin. Nëqoftëse zgjerohet, na arrin në Karaburun, në detin tonë. Në këtë debat mes Greqisë dhe Turqisë, i bie që ne të jemi si një lloj topi aty. Të jemi si mish për top.