Ishujt pritet të jenë pika e nxehtë për ndarjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kjo temë mori vëmendje në një Forum Akademik me ekspertë të fushës, ku Osman Metalla, pedagog i shkencave Inxhinierike dhe Detarisë kërkoi që ishujt të trajtohen në bazë të të drejtës ndërkombëtare me jo më shumë se tre milje hapësirë.

Ai kërkoi që shkëmbi Barketa të mos përdoret si pjesë e cila mund të na çojë në konflikte të reja.

Osman Metalla: “Ne duhet të kemi në qëndër të vëmëndjes,për të mos lejuar përdorimin e shkëmbit, pra një shkëmb i vogël aty nuk mund të sjell një deformim të jashtëzakonshëm të vijës mesore të ndarjes të kufirit tërritorial ndërmjet Republikës së Shqipërisë she të Greqisë”.

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo e konsideron të vlefshëm faktin që çështja e detit do t’i kalojë Gjykatës së Hagës, ashtu sikundër kërkon që Shqipëria nuk duhet të flejë mbi dafina pasi e fituar do dalë pala e cila do paraqesë argumente më bindëse.  

Paskal Milo: “Është zgjidhja më e mirë në rrethanat e krijuara, nuk është koha që të flihet në dafina sepse vetë Gjykata Ndërkombëtare  në fund të fundit do marrë një vendim,dhe do fitojë në gjykimin e saj ajo palë e cila do të sjellë më shumë argumenta  në favor të pozitës të vet “

Ekspertët po ashtu kërkojnë që kjo çësthje të diskutohet me të gjithë aktorët dhe institucionet vendase. 

Lexo dhe: Krisafi për RTV Ora: Konsultimi me presidentin i domosdoshëm. Është çështje shtetesh, jo qeverish