"Deti" në Arbitrazh/ Manjani-Ramës: Kujdes! Mund të kushtojë shumë kjo gjë

"Deti" në Arbitrazh/ Manjani-Ramës: Kujdes! Mund të

Gjatë Samitit të zhvilluar dje në Athinë, nën organizimin e “The Economist”, teksa foli për çështjen e detit me Greqinë, kryeministri Edi Rama kërkoi një pale të tretë për të zgjidhur problemin mes dy shteteve.

Sipas Ramës, për të shmangur problemet mes dy vendeve çështja duhet të gjykohet nga një Gjykatë Ndërkombëtare.

Por lidhur me deklarimet e shefit të qeverisë reagon ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook Manjani i kujton Ramës se dërgimet e çështjeve në Gjykatën e Arbitrazhit nuk kanë folur asnjëherë në favor të tij.

“Kësaj i thonë anashkalim i Kushtetutës së vendit, anashkalim i Gjykatës Kushtetuese me qëllim dhënien e hapësirës detare me vendime Arbitrazhi”, shkruan ndër të tjera Manjani në postimin e tij, raporton Ora News.

Postimi i plotë i Manjanit:

“Çka thënë ky mo? Do ta çojë çështjen e detit në Arbitrazh?!

Seriozisht?

Apo si ecën me Arbitrazhin... Asnjë çështje të vetme nuk ka fituar! Vetëm borxhe e fatura të majme vijnë prej andej që duhen paguar kokërr më kokërr.

Tani duhet të diskutojmë edhe territorin e shtetit në Arbitrazh, që se kemi fituar asnjëherë të vetme?!

E pabesueshme!

Kush ja kërkoi këtë gjë xhanëm?!  Cilat konkretisht janë mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve tona, që kërkojnë zgjidhje nga "një palë e tretë" (Arbitrazh apo gjykatë ndërkombëtare)?!

Kësaj i thonë anashkalim i Kushtetutës së vendit, anashkalim i Gjykatës Kushtetuese me qëllim dhënien e hapësirës detare me vendime Arbitrazhi.

Dhe kundër kujt mendon ky se do fitojë ndërkombëtarisht, pa? Kundër Greqisë që ka rrjetin diplomatik më të përsosur të mudshëm. E paimagjinueshme!

Gjykata jonë Kushtetuese ka lënë të hapur mundësinë e negociatave me Greqinë mbi bazën e parimit të equite. Është shumë e qartë kjo gjë.

A u bënë bisedime mbi këtë parim e nuk u dakortësuam?!!!

Si u merrka kaq kollaj vendim të shkojmë në arbitrazh për të rrezikuar lënien e një territori që sot e kemi?!

E keqja është se kur pranon arbitrazhin si juridiksion, vendimi i tij është i padiskutueshëm më.

Ndaj kujdes! Mund të kushtojë shumë kjo gjë!”.

Por çfarë do të deklaronte Rama një ditë më parë:

“Është një marrëveshje që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Jam besimplotë që jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e shkuar për çështje që duhen shqyrtuar dhe zgjidhur, pasi herë as herë kthehen në çështje të nxehta, ndërkohë që janë vetëm çështje të thjeshta në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Që kjo të çështje të mos përdoret nga forca të errëta kundër të dyja vendeve, kam një ide shumë të thjeshtë që e kam paraqitur më parë.

Kur bëhet fjalë për çështje detare të mund ta zgjidhim me ndihmën e të tjerëve, që do të thotë përmes një pale të tretë, ose akoma më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo do të jetë e drejtë, objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.

Imagjinoni, kryeministri i Greqisë fliste në parlament për një të drejtë legjitime të Greqisë, mbështetur në konventën ndërkombëtare për të shtritë kufijtë e vet detarë me 12 milje dhe shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe në qarqet politike në Shqipëri”. /Ora News

EMISIONET