Detaje të reja janë zbuluar për helmimin me agjent nervor të liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny.

Raportohet se helmi është future në të brendshmet e Navalny, ndërkohë që këto informacione kanë dalë nga një agjent sekret.

Konstantin Kudryavtsev tregoi për CNN se sa të përfshirë kishte në këtë akt, ndërkohë që sqaroi se ai është dërguar për të pastruar gjërat pas helmimit të opozitarit rus.

Navalny prej kohësh po nxirrte në pah të gjitha veprat korruptive të presidentit Vladimir Putin. Ndërkohë që një  ekip prej 10 agjentësh të FSB të specializuar në toksina, e ndoqën Navalny-n për më shumë se 3 vite, deri sa arritën që t’i vendosnin helmin tek të mbathurat e tij.