Destabilitetet në Shqipëri përsa i përket insitutcioneve dhe sidomos ai politik, ka qenë gjithmonë të pranishme gjatë 30 viteve të demokracisë.

I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV” Ora nga gazetari Besart Kadia, ish-deputeti i dhe kreu i LZHK Dashamir Shehi, dha dy arsye përse kemi kaluar këto kriza.

Sipas tij, demokracinë e bëjnë njerëzit, por se popullsia në vend është shumë e vogël, dhe nuk ka mundësi konkurence apo që institucionet të jenë të pavarura.

Për Zhejin, ka të bëjë edhe me shkallën e ulët ekonomike në Shqipëri, pasi ka dhe të tjera kombe të vogla, por janë të pasura.

Dashamir Shehi: ” Shteti siç ka nevojë për cilësi, ka nevojë edhe sasiore, për të pasur produkt cilësor. Edhe një komb për tu bërë komb, ka nevojë për ca numra. Ideja që kombi shqiptar në vitin 1912 ishte 2 milion, është shumë pak. Kombi shqiptar, ne që jemi lindur në Ballkan bëhemi 10 milion, por nuk jemi të gjithë këtu. Shqipëria e vitit 1990 ishte 3,3 milion, ndërsa sot 2,7 million banorë. Ne sot duhet të ishim 4,2 milion. Po të kishim këto shifra do të kishim mundësi konkurence, institucionet mund të bëheshin të pavarura. Demokracinë e bëjnë njerëzit. Por edhe shkalla e ulët ekonomike. Ka dhe kombe të vogla në Europë, dhe qëndrojnë në këmbë në sajë të pasurisë.”