Gjatë intervistës së tij për RTV Ora, ish presidenti Bamir Topi foli edhe për dështimin e rradhës të Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Deklaratave të forta të kryeministrit Edi Rama se, BE ka lënë pas dore Ballkanin Perëndimor, Topi u shpreh se kjo bëhet për arsye politike.

“Kryeministri e bën për arsye politike. Nëse unë flas sot për këtë situatë flas në emrin tim dhe flas si një njeri i cili është pro europian në të gjitha linjat e mundshme.

Por për hir të vërtetës, brenda kësaj pandemie, në fillim dhe tani, shihet një lloj egoizmi i cili ka dalë sheshit. Janë vetë vendet që kanë shfaqur probleme. Secili duhet të mendojë qartë dhe të mos ketë iluzione. Është një shprehje e vjetër dhe shumë e fortë: “Nuk ka altruizëm midis kombeve”. Harrojeni. Pra, secili mendon të realizojë qëllimet e profilaksisë së vendit të tij.

Sigurisht, nëse janë duke diskutuar, jemi të fundit. Nga pikëpamja infrastrukturore dhe pikëpamja e rëndësisë secili vend i BE është egoist për vendin e tij”, u shpreh ish presidenti Topi.