Dështimi me negociatat/ Meta: Rama shkeli 5 Qershorin, Bundestagu s’do zgjedhje njëpartiake

Dështimi me negociatat/ Meta: Rama shkeli 5 Qershorin, Bundestagu

Në një intervistë për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, presidenti i Republikës Ilir Meta komentoi vendimin e BE për të mos hapur as këtë vit negociatat me Shqipërinë.

Ai komentoi deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel se nuk ka negociata për Shqipërinë. Meta tha se ai nuk vë bast për çelje negociatash, por paralajmëroi se i ka bërë me dije këto ngjarje të pritshme.

 “Kam thënë se nuk ka çelje të negociatave dhe e kam treguar qartë atë që duhet bërë. Kjo deklaratë e kancelares sot është një gjuhë e zbutur diplomatike, por mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta edhe nga përfaqësuesi i Bundestagut për Ballkanin, zoti Vadeful. Kushtet kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur t’i plotësojmë ato,” tha Meta.

Lexo edhe:

Merkel: Nuk mund ta premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë

Kreu i shtetit tha se ka bërë shumë që vendit t’i pakësoheshin kushtet.

“Dua t’ju kujtoj se presidenti bëri çdo gjë që Shqipërisë t’i pakësoheshin kushtet. Në kulmin e krizës majin e kaluar, dy institucione bënë përpjekjet e tyre: Bundestagu që ofroi gatishmërinë për ndërmjetësim dhe e bëri të qartë se me zgjedhje njëpartiake, pozita e Shqipërisë do të ishte edhe më e rëndë, dhe presidenti që ndërmori iniciativë dhe bëri tryeza!, vijoi presidenti.

Sipas Metës, 25 Prilli do të tregojë nëse Shqipëria do të ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund.

“Unë jam i sigurtë që Shqipëria do të ecë drejt Europës”, u shpreh presidenti Meta.

Vendi Lajme ilir meta Politikë BE Aktualitet negociatat

EMISIONET