Një burrë nga India ka bërë vetëvrasje pasi gruaja e tij lindi vajzë, sipas deklaratës së policisë. Gruaja sapo dëgjoi lajmin për vdekjen e bashkëshortit pësoi një sulm në zemër dhe vdiq. Ajo nuk mundi të përballonte faktin se bashkëshorti vrau veten.

Një oficer policie tha se 23-vjeçarja Supriya Das, kishte lindur katër ditë më parë dhe ishte qortuar shumë si nga bashkëshorti ashtu edhe nga vjehrra e saj pasi donin djalë.

Pas grindjeve të përsëritura me gruan e tij, Pran Gobinda kreu vetëvrasjen duke i vënë flakë vetes.

Incidenti ndodhi në Gautamnagar, rreth 130 km në jug të Agartala. Fqinjët e çiftit të ndjerë thanë se vjehrra e Supriya vazhdimisht e qortonte atë që nga lindja e fëmijës duke i thënë se “lindja e një vajze është e keqe për një familje”.