“Desh vrava vajzën time”, West shpërthen në lot gjatë fjalimit të tij, flet për divorcin me Kim Kardashian

Kanye West gjatë tubimit të tij të parë presidencial në Karolinën e Jugut ka treguar se ai dhe Kimi kanë dashur të abortonin vajzën e tyre North që tani është 7 vjeç.

“Unë gati vrava vajzën time. E dashura ime më telefonoi duke bërtitur dhe tha ‘Unë jam shtatzënë’. Ajo po qante”, u shpreh reperi në fjalën e tij.

West zbuloi se ata vendosën ta sillnin në jetë North pasi mori një mesazh nga Zoti teksa po punonte në laptopin e tij në Paris.

Ndërkohë që Kim po mbante pilulat në dorë, ai pa në ekranin e laptopit një fushë bardh e zi ku shkruante nëse “Nëse tallesh me vizionin tim, unë do të tallem me tëndin”. Direkt pas kësaj ai vendosi që ta mbanin këtë fëmijë.

Ai është shprehur se nëse gruaja e tj Kim Kardashian zgjedh të ndahet nga ai pas pretendimeve për abortin, ai do të ishte në paqe pasi ata sollën në jetë North-in.

“Edhe sikur gruaja të më divorconte pas këtij fjalimi, ajo solli në jetë North-in kur unë nuk doja”,tha Kanye.

Ai ka treguar edhe historinë e nënës Donda e cila e shpëtoi atë duke i rezistuar kërkesës së babait të tij për ta abortuar.

'Nëna më shpëtoi jetën time. Babai im dëshironte të më abortonte”.

West e kaloi pjesën më të madhe të kohës duke diskutuar për abortin dhe tregoi se ai dëshironte që grave t’i jepen para nga qeveria për të lindur fëmijë, për të dekurajuar abortin.

Ai gjithashtu tha se dëshironte të takohej me Xhorxh Soros për të diskutuar ndërtimin e shtëpive, dhe me Mark Zuckerberg për të biseduar për përmirësimin e lidhjes së internetit në Afrikë.

West shpalli kandidaturën e tij në fillim të këtij muaji në Ditën e Pavarësisë ku shkruhej:  "Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë".

Showbiz Lajme divorc Kanye West abort kim Kardashian

EMISIONET