Autoriteti i Aviacionit Civil nuk duket mire me oreksin ndaj dhe kanë luksin ti shtrojnë vetes edhe bankete të shtrenjta, të gjitha këto me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sipas një dokumenti të bërë public, Autoritetii Aviacionit Civil ka hapur një tender që mban datën 23 tetor, ku fton të gjithë ofertuesit që të paraqesin ofertën për drekën që do të shtrojnë pas mbledhjes që do të mbajnë më 27 tetor, pra ditën e nesërme, për 7 anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.

Edhe pse është ftesë për ofertë, Autoriteti i Aviacionit Civil e ka përpiluar vetë mënynë që dëshiron, ku spikasin ushqimet e zgjedhura.

Lidhur me këtë fakt reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.

“Derrat e kënaqur menu me 13 pjata!

13 pjata menuja e njërës prej qindra e mijëra drekave apo darkave te narkozyrtarëve të narkoshtetit te Edvin Hajdutit! Lexoni menunë!

ps: Ata janë të frymëzuar nga Edvin Hajduti që shkon ne weekend në Paris me avion në dispozicion 150000 euro udhëtimi narkoministra që blejnë vetura 100 milioneshe”, shkruan ish-kryeministri.