Ministria italiane e Drejtësisë ka publikuar raportin mbi kriminalitetin e minorenëve të huaj në Itali, me të dhënat e fundit të përditësuar deri më 15 shkurt 2021

Mjaft shqetësues shfaqet në raport numri i minorenëve shqiptarë në Itali që vazhdon të jetë ndër më të lartit krahasuar me komunitetet e tjera të huaja në shtetin apenin.

Deri më 15 shkurt 2021, rezultojnë 318 minorenë shqiptarë, mes të cilëve 7 femra, që janë dënuar penalisht nga drejtësia italiane. Ndërsa nga 1 janari 2021 deri më 15 shkurt 2021 janë 4  minorenë shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Para shqiptarëve rezultojnë minorenët marokenë dhe rumunë, ndërsa dënimet më frekuente lidhen me këto akuza; krim ndaj pronës, grabitje, vjedhje, dhunim fizik, dhunë seksuale e tentativë vrasje.

Shumica e minorenëve të dënuar janë marrë në ngarkim nga qëndrat e shërbimit social ku dënimi penal kryhet jashtë burgjeve me qëllim rekuperiminin e tyre përmes formimit edukativ e kujdesit karakterial e psikologjik.

Deri në fund të vitti 2020, numri i minorenëve shqiptarë që vaunin dënimin në Itali ishte 439, 12 prej të ciëlve femra, ndërsa 61 ishin minorenë nga Kosova.

Roma e Bolonja janë dy qytetet me numrin më të madh të strukturave për kujdesjn minorenëve të dënuar .

Deri në fund të vitit 2020 janë 19,019 minorenë të huaj të dënuar nga drejtësia italiane, 1964 prej të cilave femra. 14,671 janë minorenë italianë, prej të cilëve 1509 femra.