Paraditja në Kakavijë kaluan vetem 4 makina, në Kapshticë autobusi me dy pasagjerë

Deri në orën 11:00 në pikën kufitare të Kakavijës kanë kaluar vetëm 4 makina. Kjo do të thotë që nuk pritet të përsëritet më emergjenca humanitare e 5 ditëve të mëparshme.

Gazetarja e Ora News në Gjirokastër, Entiola Budo informon se pika doganore do të qëndrojë e hapur deri në orën 22:00 për tu mbyllur dhe rihapur të nesërmen në mëngjes.  Të drejtën për të kaluar sot e kanë 750 shtetas të cilët si fillim duhet të plotësojnë rregullat që janë vendosur në regjimin e ri.

Edhe në Kapshticë situate është shumë e qetë, raporton gazetari i Ora News nga Kapshtica, Artin Halili.
Të pakta janë makinat që mëngjesin e sotëm i janë drejtuar kësaj pike kufitare. Deri në mesditë ka pasur një autobus që kishte vetëm dy pasagjerë.

(Ne foto: Kapshtica sot ne mengjes, bosh)



Vendi Lajme kakavije Aktualitet radhe ne kakavije

EMISIONET