Një shofer i cili në momentin kur po i jepte makinës  ishte duke shkruajtur mesazh në tel  ka humbur kontrollin dhe makina e tij u rrokullis disa herë duke shkaktuar një aksident të tmerrshëm me veturat që vinin nga krahu tjetër.

Si pasojë e aksidentit burri u dëmtua dhe  mjekët për ta shpëtuar nga vdekja u detyruan t’ia presin krahun.

Kamera e vendosur brenda makinës shfaq momentin kur vetura në Brighton të Sussexit të Anglisë përplaset  me tabelat orientuese në rrugë.  

Sipas hetuesve të policisë angleze por edhe shoferit, gjithçka ndodhi si rezultat i shpërqendrimit dhe përdorimit të telefonit derisa po ngiste veturën.

Ai madje ka pranuar publikisht se në ato momente po dërgonte mesazh dhe se nuk e kishte parë çfarë po i dilte përpara, duke bërë që nga përplasja e fuqishme të rrokulliset.

Kjo video është publikuar nga policia si një shenjë ndërgjegjësimi për qytetarët e tjerë të cilët duhet  të tregojnë kujdes teksa janë në timon.