Deputetja dhe këngëtarja e njihur nga Kosova, Eliza Hoxha, përmes një postimi në “Facebook” ka treguar eksperiencën e frikshme në spital ndërkohë që kurohej nga koronavirusi.

Kanë kaluar rreth 20 ditë nga infektimi i saj. 10 ditë i ka kaluar në shtëpi dhe 10 ditët e tjera i ka kaluar në spital. Ajo ka treguar momentin kur një gruaje që ndodhej në dhomën e saj i kishte mbaruar oksigjeni në mes të natës dhe mes rënkimeve përsëriste emrin e saj.

Gjithashtu ajo i bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat mbrojtëse siç është mbajtja e maskës, distancim social dhe ruajtja e higjenës personale.

Postimi i plotë:

Nata e bënte të veten. Dukej se pas terapisë së mbrëmjes të gjithë rehatoheshin për gjumë. Por teknikët e oksigjenit nuk ndalonin asnjëherë duke sjellë boca të reja…Zhurmë, krisma, tërheqje zvarrë e tyre sepse gjithcka bëhej manualisht…por kishte edhe një rrëmujë tjetër në terracën e dhomave mbrëmë. Dola jashtë…Ora 01:00 e natës. Në dhomën nr. 9 vdiq edhe një burrë. Shqetësim, pasiguri, paqartësi… I shprehë ngushëllimet e mia djemëve të tij dhe kthehem në dhomë.
Tani kishte edhe një grua në dhomën time e cila mezi ngopej me frymë. Ishte 24 orë me oksigjen shtesë. Dikur fjeta.

Si në ëndërr më dukej se dikush thërriste emrin tim…sa e sa herë me rradhë… Në fakt u zgjova dhe guaja pranë shtratit tim gjëmonte e rënkonte duke thirrur me rënkim emrin tim e duke përsëritur ” më është ndal oksigjeni” . Ora 03:20 e mëngjesit.

Kërceva nga shtrati e trishtuar…Motër …motër…nuk ka më oksigjen…U shqetësua edhe ajo…i thirri teknikët, erdhën dhe e ndërruan bocën…

Ajo u rehabilitua dhe fjeti përsëri…por unë më nuk fjeta…cka nëse nuk e kisha dëgju…cka nëse nuk kishte pas bocë tjetër me oksigjen atë natë…cka, nëse?!…
Më zuri mëngjesi me sy hapun.

Natë në dhomën nr.6 – infektive – reparti B

Pas 20 ditesh – 10 në shpi e 10 në spital nga sot zyrtarisht jam Covid Free, por ende me terapi sh’pie në vazhdim.

Dua me këtë rast veç nja dy tre fjalë, ndoshta i shërbejnë dikujt…1. Virusi duket se ka një paketë simptomash identifikuese, por pasojat e virusit nuk janë të njejta për asnjë person.
2. Stafi i mjekëve e infermierëve nuk kanë ndalu as edhe një herë. Por janë të pamjaftueshëm në numër për të arritur tek të gjithë. Qeveria ka patur mundësi ta decentralizojë shërbimin më heret, të testojnë më shumë persona, të rrisin nr e personelit.