Ligji vlen për qytetarët, por jo për politikanët. Sidomos për ata pranë qeverisë.

Deputeti shumë i afërt me kryeministrin Edi Rama, Lefter Koka shkel haptazi masat anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Sipas këtij të fundit, nuk lejohet grumbullimi mbi 10 persona, ndërsa Koka arrin të mbledhë me qindra njerëz pa iu trembur aspak gjobës policore.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.

“Për lokalet e Terr Kokës ligji nuk ekziston! Mijëra qytetarë gjobiten kur gjenden në rrugë pa maska. Kurse në lokalet e Territ të Durrësit narkopolicia nuk guxon të afrohet! Dënoj me ashpërsinë më të madhe standartin e dyfishtë të Edvin Hajdutit”, shkruan Berisha.

Më herët, masat anti-Covid i shkeli edhe deputeti i PS, Vullnet Sinaj, i cili publikoi në Facebook një foto ku shfaqej në një tavolinë me mbi 10 persona.

Lexo edhe:

Deputeti socialist i Vlorës sfidon masat anti-Covid/ Mbi 10 veta në tavolinë, e “djegin” virusin me raki, e “përhapin” me muzikë

Sipas Komitetit Teknik të Eskpertëve, është e ndaluar dalja pa maskë në ambjente të hapura, grumbullimi mbi 10 persona, dasmat dhe ceremonitë mortore, ndërsa qindra gjoba për qytetarët që shkelin këto rregulla raportohet çdo ditë nga Policia e Shtetit.

/a.r,OraNews