Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani për Ora News ka folur në lidhje me vendimin e Kushtetueses për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Hasanit, gjykata ka krijuar një sanksion në lidhje me deputetët që nuk janë lejuar të kandidojnë për shkak se mbi ta rëndon një dënim 3 vjeçar.

Hasani: Këtu bëhet fjalë për zhvendosje të fajësisë, nuk është faji vetëm të KQZ, sepse ka një gjykim të Gjykatës Kushtetuese, që në aspektin profesional është mizerje, por që duhet të zbatohet. Në mënyrë shumë të përgjithshme ka ndaluar kandidimin dhe mbajtjen e postit të të gjithë atyre që 3 vitet e fundit kanë një dënim fajësues, pa marrë parasysh shkallën e dënimit dhe llojin. Ndërkohë që ka ish-deputetë të lënë në dispozita kushtetuese me dënim mbi një vit. Në aspektin e marrjes së mandateve, Gjykata Kushtetuese ka krijuar një sanksion, një penalizm të përgjithshëm me qëndrimet Komisionit të Venecias. Kur e bëjnë me ligj përcaktojnë llojin e veprës apo të dënimit, si arsye për eliminim por jo kështu siç e ka bërë Gjykata Kushtetuese.