Numër i rritur të infektuarish dhe pacientësh që trajtohen në spitalet Covid në Tiranë. Por si qëndron situata në spitalet e rretheve?

Mjeku Tritan Shehu në një lidhje në Skype për Ora News tha se ka një kaos total në spitalet e rretheve në të cilat trajtohen pacientë me Covid 19 pa protokoll shëndetësor duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe duke thyer rregullat epidemiologjike.

Tritan Shehu për Ora News: Është një amulli, një  kaos total me spitalet periferike, një kaos që realisht dëmton jo vetëm shëndetin e pacientëve por dhe anën epidemiologjike të banorëve në nivel vendi.  Ne kemi të sëmurë me Covid në spitalet periferike pa u formalizuar kjo punë kur nuk ka protokoll për trajtimin e tyre. Përshëndes  ato spitale dhe stafe mjekësore në rrethe sepse më mirë trajtohen pacientët atje, afër familjeve megjithëse pa kushte sesa në një spital 100% të mbingarkuar në  kapacitetin e tij me numrin e shtretërve.  Por mos hapja dhe mos aktivizimi i spitaleve periferike është një krim. 

Shehu tha se duhej qartësuar kjo situatë me shumë urgjencë muaj përpara,  për përgatitjen e reparteve Covid në spitalet periferike

Intervistoi  Eneida Ndoci, përgatiti për online E.P