Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër, ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit të PD Bardh Spahia, se në Shkodër mungojnë tamponë për Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, NJVKSH bën me dije se në 10 muajt e parë të muajit gusht, janë testuar 200 persona të dyshuar për koronavirus.

Sipas këtij institucioni, furnizimi me tampon në Shkodër ka vazhduar rregullisht që nga fillimi i pandemise dhe në vazhdim.

Postimi i NJVKSH Shkodër në Facebook

NJVKSH SHKODER pergenjeshtron deklaratat e ish deputetit Bardh Spahija per mungese te kryerjes se tamponeve nga Sherbimi i Epidemiologjise prane ketij institucioni.

Ne 10 ditet e para te muajit gusht jane testuar rreth 200 persona te dyshuar per covid-19.

Deklarata te tilla nuk e zbehin punen e stafit mjeksor ne Shkoder te cilet vazhdojne te sherbejne duke testuar, izoluar dhe gjurmuar çdo rast te dyshuar me covid-19.

Qe nga fillimi i Pandemise po punohet sipas protokolleve te vendora nga MSHMS dhe ISHP ne minimizimin e perhapjes se virusit duke izoluar cdo rast pozitiv dhe karantinuar kontaktet e tyre.

Furnizimi me tampon per NJVKSH SHKODER ka vazhduar rregullisht qe nga fillimi i pandemise dhe ne vazhdim.

Lexo edhe: Ish-deputeti i PD-së, denoncon mungesën e tamponëve: Çfarë soj jeni, dështimi juaj po kushton jetë