Denoncimin e bujshëm që e kishte paralajmëruar prej ditësh, të emëruar si “vjedhja e shekullit”, Monika Kryemadhi e kishte për koncesionin e Inceneratorit të Tiranës.

Në një dalje të posaçme për mediat nga zyrat e LSI, Kryemadhi sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, por nuk la pas ish-in e partisë së saj, Lefter Kokën.

Sipas Kryemadhit, ish ministri i LSI ka shkelur ligjin në praktikën e ndjekur për inceneratorin, ndërsa veprimet e tij, sipas kryetares së LSI, janë refuzuar nga disa dikastere, por në finale kanë marrë firmën e kryeministrit dhe kryebashkiakut.

Për të folur mbi këtë temë, i ftuar në Ora News ishte gazetari Bledian Koka.

Sipas Kokës, kjo me të drejtë quhet afera korruptive më e madhe e 100 viteve, siç e etiketoi edhe Kryemadhi, ndërsa shtoi se personat e përfshirë në këtë skemë duhet të marrin përgjigje nga drejtësia.

Bledian Koka: E para, çdo lloj denoncimi që vjen nga partitë e opozitës është një denoncim i mirëpritur. Mendoj se e reja në këtë denoncim, shumë e rëndësishme dhe mjaft të forta po doni, ishte publikimi i dokumentacionit. Se shpeshherë është pretenduar për shkeljet e zotit Koka, për shkeljet e zotit Veliaj, shkeljet e zotit Ahmetaj, që shpresoj të dal, se sot nuk pashë shkelke, por shpresoj të dalë se është një nga personat kyçë dhe kryesorë për mënyrën se si janë ngritur në mënyrë korruptive dhe të dëmshme për financat e shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë këto projekte. Po të doni edhe zoti Agaçi apo edhe ish sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, në mos gabohem Alqi Bllaku. Janë këta personazhe që sot kanë një skemë të mirëfilltë dhe të dokumentuar. Kjo është risia, mendoj unë, shumë e rëndësishme e ditës së sotme se ne kemi folur gjerë e gjatë, emisione , janë bërë deklarata të ndryshme por nuk ka patur një sistem të mirëfilltë dokumentimi të shkeljeve.

Ka një seri denoncimesh për çështjen e inceneratorëve, në mos gabohem një është edhe i Nismës Thurrje, por nuk kemi informacione dhe nuk kemi dijeni nëse SPAK e ka nisur apo jo një hetim për këtë aferë të madhe. Dhe me të drejtë zonja Kryemadhi e quan si një aferat më të mëdha korruptive të 100 viteve të fundit. 400 milionë euro të dhëna për njerëz që nuk kanë fare lidhje me shërbimin që nënkotraktohen por janë përdorur si emra për të vjedhur e grabitur para, me shumë gjasë nga zyrtarë të lartë të këtij shteti, patjetër duhet të marrin përgjigje nga drejtësia.  

Lexo edhe:

“Afera më e madhe korruptive e 100 viteve”, Kryemadhi denoncon landfillin e Tiranës: Padi në SPAK

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për web Aurel Rakipllari