Opozita ka publikuar fakte që sipas saj implikojnë mazhorancën në përdorimin e bandave për të blerë vota në qarkun e Durrësit.

Por gazetari Bledian Koka shkon dhe më tej kur implikon kupolën e policisë së këtij qyteti.

Koka: Kam informacion tjetër, jo vetëm implikimi i bandave, por drejtori i policisë së Durrësit është njeriu që është vendosur si pikë konktakti me bandat kriminale në Durrës e Krujë, si një lloj garancie që krimi të vazhdojë të bëjë punën e vetë deri në zgjedhje.

I  ftuar në Rtv Ora ai tha se këtyre drejtuesve u është përcjellë mesazhi, duke nënkuptuar opozitën, se janë nën monitorim.

Koka: Ka nisur edhe monitorim për krerët e policisë në Durrës nga ata që duhet ta bëjnë këtë dhe kushdo që do të bëjë atë që nuk duhet të bëjë do të mbajë përgjegjësi. Ata e kanë marrë mesazhin por meqë e di dhe unë po e them.

Largimin e kryeministrit nga kandidimi si deputet në Durrrës e sheh të lidhur me dështimin e tij për ti ndihmuar në rimëkëmbjen pas fatkeqësisë së tërmetit.

Koka: Jam banor i zonës së Durrësit, në Durrës ka ndodhur bojkoti më i madh që mund ti bëjë qeveria një komuniteti të goditur nga një fatkeqësi, tërmeti. Në Manëz, ku jetojnë prindërit e mi,  para dy muajsh është bërë shembja e pallateve që u dëmtuan nga tërmeti dhe shyqyr që nuk pati viktima. Sot po të shkosh, nuk janë hequr ende inertet.Ka dy muaj që janë shembur pallatet dhe nuk janë shembur inertet, mund ta imagjinoni se kur do të nisë puna për ndërtimin e banesave. Banorët jetojnë në kontenierët që i ka çuar një kompani private, ndodhen në oborrin e një shkolle 9 vjeçare, ka filluar mësimi atje. Nga informacionet që kam shumica po kurohen me Covid. Janë gati 1000 banorë në një zonë 500 metra katrorë.

Koka thotë se edhe diktatori Enver Hoxha ka pasur një ndjeshmëri më të madhe ndaj banorëve kur iu desh të përballej me një fatkeqësi të tillë natyrore.

Koka: Edi Rama është ai që është, qeveria më katile që ka pasur Shqipëria është qeverisja e Enver Hoxhës. Të gjithë dëshmitarët e dinë që pas tërmetit të ’76 apo ’79, të nesërmen e tërmetit muratorët e regjimit janë nisur me kamionë në të gjithë zonat e goditura nga tërmeti dhe kanë nisur punën për ndërtimin e shtëpive. Enver Hoxha që vrau 6 mijë veta, i burgosi dhe shkatërroi ekonominë e këtij vendi, kishte më shumë ndjeshmëri se qeverisja e sotme që del bën vetëm gallatë dhe propagandë me fatin dhe hallin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në çadra dhe kontenierë. A mund të ketë frikë më të madhe për një Kryeministër që të shkojë dhe kandidojë në Durrës? Kjo është arsye e madhe, ka dhe një tjetër por atë nuk ta them dot.

Lidhur me zërat për një dorëheqje të mundshme të Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm ai pati këtë koment.

Koka: Lleshaj e ka kuptuar se me çfarë njeriu ka të bëjë, do të ikë një orë e më parë por duhet të zgjidhë disa gjëra.Edhe Besa Shahini që dukej shumë cinike tha dua të jem me një të majtë më sociale. Kujton se Lleshaj nuk e di këtë? 25 prilli duhet shfrytëzuar si një referendum për të larguar këtë qeveri.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana