Denoncimi i Dodës në "Tempora": Ja si punonjësi i Manastirliut shpërndan ushqime në këmbim të votave për shefen

Kandidatja për deputete nga ana e opozitës së bashkuar, Mesila Doda, publikoi në emisionin “Tempora” në RTV Ora një tjetër rast se eksponentë të PS po shpërndajnë ushqime tek njerëzit në nevojë në këmbim të votës më 25 Prill.

Sipas saj, bëhet fjalë për një punonjës të sistemit shëndetësor në vend dhe që punon për fushatën e ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

"Këtë zarfin në fakt kaloi pak më parë se unë doja t'ua tregoja. Janë disa foto që më kanë ardhur nga persona që më shkruajnë vazhdimisht. Këtu kemi një prej, duket pak se është e turbullt, do ta botoj edhe në faqen time, një person që po ndan ndihma dhe po ja jep kësaj zonjës. Personi quhet Roland Rrapja dhe është punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor dhe punon për zonjën Ogerta Manastirliu dhe shpërndan te zona që mbulon zonja Manastirliu. Ky po shpërndan ushqime me qëllime elektorale. Është edhe targa e makinës.

Po bëhen të gjitha denoncimet për personin në fjalë i cili tenton të ndryshojë vullnetin e njerëzve për interes të shefes", tha ndër të tjera Doda.

Lexo edhe: Shitja e votës, Doda apel qytetarëve: Me atë 50 mijë lekësh nuk shtyn më shumë se 15 ditë, mendoni poshtërimin e 8 viteve

Një ditë më parë ishte kandidati i LSI në Tiranë Klevi Pojana, i cili përmes pamjeve filmike denoncoi se si ndaheshin ushqime të skaduara nga "Big Market" i deputetit të PS Vullnet Sinaj te familjet në nevojë në shkëmbim të votës.

https://youtu.be/JeUj0n-kG9E

Lexo edhe: Video-denoncimi i LSI: Në rradhë edhe pas orës 22:00/ PS ndan ushqime të skaduara në këmbim të votës

Vendi Lajme rtv ora ogerta manastirliu Politikë Lajmi i fundit denoncimi tempora vota Aktualitet ushqime mesila doda RTV Ora

EMISIONET