Një gjykatë në Egjipt ka burgosur një vajzë të re pas disa postimeve të hedhura në “Tik Tok”, duke i quajtur kërcimet e saj si “nxitje përçmimi”.
Manar Samy është dënuar me tre vite burg me akuzën e “nxitjes së mashtrimit, imoralitetit dhe nxitjes së instinkteve” përmes videove të saj në internet, sipas një deklarate të prokurorisë.
Prokurorët gjetën videot e saj në të cilat ajo kërcen dhe këtë veprim e kanë quajtur fyes për vendosmërinë publike dhe të jenë postuar me qëllim të kryerjes së prostitucionit.
Aktgjykimi mund të apelohet me një gjobë prej 300,000 paund egjiptian (19,000 dollarë).
Avokati i Samy, Hani Basyoni është shprehur për AFP se lirimi me kusht është paguar, por lirimi i saj mund të shtyhet pasi të përfundojë festa e Kurban Bajramit. Gjykata caktoi një seancë dëgjimore në 15 gusht, shtoi ai.
Vendimi i vajzës erdhi pasi gjykata dënoi 5 të rinj Haneen Hossam, Mowada al-Adham dhe tre të tjerë, me dy vjet në burg secila me burg për përmbajtjen e postuar në Tik Tok.
Në videot e tyre të shkurtra,vajzat e reja shfaqen duke bërë skeçe komike dhe kërcime, një trend që është përhapur gjërësisht në të gjithë botën.


