Dëmtohet Simakan, Milan hedh sytë nga Schalke dhe Chelsea. Ja objektivat

Dëmtohet Simakan, Milan hedh sytë nga Schalke dhe Chelsea. Ja

Rrezikon të ndryshojë strategjia e Milanit për merkaton e janarit. Shkak është bërë dëmtimi i futbollistit të Strasbourg, Mohamed Simakan, i cili pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen kundër Lens.

Sipas mediave franceze, mbrojtësi pritet të mungojë rreth dy muaj çka ka bërë që kryesuesit e Serie A të kërkojnë diku tjetër përforcimin e rradhës.

Sipas asaj që shkruan SportMediaset, Milan ka hedhur sytë nga Schalke 04 dhe Chelsea ku po synon të afrojë një mes Ozan Kabak dhe Fikayo Tomori.

Ky i fundit, kanadez i datëlindjes 1997, ka marrë "ok"-in nga Blutë e Londrës për tu larguar.

/a.r,OraNews

Sport Lajme Futboll merkato milan simakan

EMISIONET