Dëmi i pandemisë në turizëm, 62% e shtetasve që zgjodhën Shqipërinë nga Kosova

Dëmi i pandemisë në turizëm, 62% e shtetasve që

Masat kufizuese kundër koronavirusit e kanë futur në kolaps të plotë sektorin e turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin gusht hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj kanë shënuar rënie me 62.5% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Pavarësisht kufizimeve më shumë se 310 mijë shtetas kanë hyrë në kufi ndërsa numrin më madh të atyre që zgjodhën Shqipërinë e zënë qytetarët nga Kosova.

Kufizimi i lëvizjeve si pasojë e pandemisë së koronavirusit ka sjellë një situate të vështirë për turizmin në vend. Instituti i Statistikave raporton se përgjatë muajit gusht kanë hyrë në territorin shqiptar 846 mijë e 973 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke rezultuar me një rënie prej 62.5% krahasuar me gushtin e vitit 2019.

Shtetasit kosovarë ishin turistët më besnikë ashtu si çdo vit, të cilët përbëjnë rreth 62% të totalit të vizitorëve që kanë preferuar vendin tonë, megjithatë edhe në këtë tregues është shënuar një rënie me 54.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por shteti që ka shënuar rënien më të ndjeshëm është Spanja e cila  mban vendin e parë për numrin më të ulët të hyrjeve, me një rënie prej 92.4% krahasuar me gushtin e 2019-s.

Në tetëmujor situata paraqitet akoma më dramatike pasi hyrjet e shtetasve të huaj rezultojnë me një rënie prej 64.2% ndërsa i shtetasve shqiptarë me rreth 52% më pak.

Pavarësisht kufizimeve të lëvizjeve të shtetasve shqiptarë në muajin që lamë pas kanë arritur të dalin jashtë kufijve 310 mijë e 593 shtetas shqiptarë, por të refelktuar me një rënie prej 57.2%.

Mënyra e udhëtimit të përdorur më shumë përgjatë kësaj periudhë është përmes rrugëve tokësore, ndjekur më pas nga ato ajrore.

Kriza më e madhe është reflektuar në udhëtimet përmes detit ku është regjistruar një rënie prej 85.1% krahasuar me gushtin e një viti më parë.

Ekonomi Lajme koronavirusi ne shqiperi Turizëm sezoni turistik 2020

EMISIONET