Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia, duke ju referuar mesazhe të Veliajt kundrejt Ylli Ndroqit dhe Beti Njumës, tha e ai ka fyer gazetarët.

Demalia u shpreh se ne anë të shantazheve kanë tentuar që t’i mbyllin gojën gazetarëve dhe ORA-s.

Sipas Demaliajt, ORA ishte i vetmi televizion kundër qeverisë, jo vetëm në dukje. Dhe nëse do të ndodh diçka me ORA-n, televizionet e tjera do ta kuptojnë se këta të zhdukin.

Ilir Demalia: Ky njeri fyen gazetarët që po bëjnë punën e tyre dhe që e kanë të ligjshme, atë që ka bërë Beti Njuma me teatrit, të denoncojnë zullumet e qeverisë. Këtë nuk  pranon qeveria se i prishin pazaret. Me anë të shantazheve kanë tentuar që t’i mbyllin gojën gazetarëve dhe ORA-s. Këtu fyhen dy femra me profesionin e gazetares, që janë munduar të japin disa të vërteta për qeverinë. Fyhen Beti Njuma dhe Sonila Meço në mënyrë më rrugaçërore, nga burrecë nga Erion Veliaj dhe Frrok Çupi, një figurë e diskretituar.

Kjo që po ndodh me televizionin ORA është një provë se sa do të vazhdojë fjala e lirë. E kam thënë që drejtësia të vazhdojë të merret me Ylli Ndoqin, edhe pse besoj se është një goditje selektive. Ambienti politik dhe mediat në Shqipëri është shumë i ndyrë, sepse media përdoret nga politika dhe ajo është e shitur. Ku media nuk është e shitur, merren këto masa para zgjedhjeve. ORA ishte i vetmi televizion kundër qeverisë, jo vetëm në dukje. Nëse do të ndodh diçka me ORA-n, televizionet e tjera do ta kuptojnë se këta të zhdukin.

Demalia shtoi se nuk ka pasur kurrë presion apo ndikim nga pronari i ORA-s, Ylli Ndroqi edhe pse i kanë ardhur shqetësime nga deklaratat e Demaliajt.

Ilir Demalia: Edhe Beti Njuma e ka thënë që pronari i kësaj medie nuk ka ndikuar kurrë te gazetarët. Unë jam vetë njeriu që kam folur për pozitën edhe për pozitën dhe kurrë nuk ka ndodhur një të më çojë një mesazh apo telefon që të mos i bie dikujt. Biles, nga burime të tjera Ylli Ndroqi ka pasur shqetësime nga ato që kam thënë unë në televizion dhe kurrë nuk më ka bërë një telefon. Ka qenë totalisht i lirë. Kjo nuk ndodh në televizionet e tjera. Media duhet të punojë me borde. Media këtu nuk i merr lekët për të reklamuar shtetin. Shoqata e gazetarëve duhet të çohen për gazetarët, se janë të gjithë të lidhur me interesa.