Demalia: Sulmi ndaj RTV Ora, luftë psikologjike, sot heqin rojet, nesër SPAK sjell edhe gazetarët e vet

Demalia: Sulmi ndaj RTV Ora, luftë psikologjike, sot heqin rojet,

Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se veprimet e SPAK-ut kundrejt TV Ora vihen në pikëpyetje.

Për Demaliajn e gjitha kjo bëhet për luftë psikologjike, pasi sipas tij, shumë gazetarë kanë frikë se mund të hiqen nga puna.

Demalia: Ora News ishte bërë shqetësuese për bashkinë e Tiranës duke luajtur rolin e vete si media. Këto veprime kanë vënë në pikëpyetje edhe veprimet e SPAK. Hetimi nuk duhet të bëhej në këtë mënyrë. I gjithë qëllimi është që të shkatërrohen këto dy televizione. U bëhet goditje edhe gazetarëve që nuk merren me trafiqe droge. Gazetarët janë të frustruar dhe kjo është normale, se është shqetësuese që të shohësh njerëz me armë. Çfarë janë ata njerëz aty, cfarë janë ata gazetarë, qendra e Al-Qaedës është aty? Kjo bëhet për një luftë psikologjike.

Shumë gazetarë më kanë thënë se kanë frikë dhe nuk dinë se si të veprojnë sepse edhe ata kanë familje. Nuk dinë ç’të bëjnë sepse kanë frikë se mund të hiqen nga puna. Unë jam që të goditet krimi, por jo në këtë mënyrë të shëmtuar. Nuk zgjidhen gjërat duke goditur një media duke forcuar pozitat e mazhorancës. Shoqëria civile dhe opozita duhet të ishin më aktivë këtu. po ashtu duhet të ishin aktivë edhe shoqatat e gazetarëve.

Demalia tha se nëse SPAK do të ishte kaq i ndershëm të fillojë nga politikanët dhe nga gjithë mediat dhe portalet në vend.

Demalia: Duan të sjellin roje të reja duke i paguan me paga të larta nga paratë e RTV Ora. Po ashtu, me këtë logjikë, SPAK-u meqë është duke hetuar, të sjellë edhe gazetarët e vet. Rojet ishin pjesë e televizionit. Sot zëvendëson rojet, nesër gazetarët dhe pastaj pronarët e dalëngadalë nuk ka më ORA. Nëse SPAK-u do të ishte kaq i ndershëm, le ta fillonte nga shteti. Të bëjë SPAK-u transparencën e gjithë medieve, gjithë portaleve, se nuk bëhen fitime me portale. Lejet e ndërtimit në Tiranë janë për të pastruar paratë. Sa do SPAK-u? T’i jap unë 100 emra që nuk ka nevojë që të gërmosh se janë të dukshëm. Siç duket SPAK ka qëllim shkatërrimin e medias për shërbim ndaj Ramës.

Ai shtoi se televizionet e tjera janë të kapura nga investimet e lidhura me shtein dhe Rama u shqetësua se Ora News kishte fjalën e vërtetë.

Demalia: Rama u shqetësua se kishte fjalën e të vërtetës dhe po rritej, ndërsa televizionet e tjera janë të kapur me investimet që marrin nga shteti. Shihni nga i marrin paratë! Nga ana tjetër nuk ka të drejtë që pa mbaruar hetimet që të godasë linjën editoriale të Ora News. Nuk mund të jesh fajtor deri në momentin që shpallesh fajtor, se SPAK ka bërë shumë gafa. Unë nuk jam kundër SPAK, por kundër mënyrës se si vepron SPAK. SPAK-u të fillojë me politikën nëse do t’ia presë kokën gjarprit. Se si ka mundësi që të marrin shtëpi 1 milionë dollarë këta me ato rroga? Këtu po mundohet që t’i merret zëri i lirë një televizioni.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti

Vendi Lajme SPAK gazetare Aktualitet sulmi ndaj rtv ora dhe ora news rojet demalia

EMISIONET