Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se tashmë po dalin skandalet që diheshin në lidhje me Carlo Bollinon.

Ai tha se në këtë rast kemi të bëjmë me një standard të dyfishtë, pasi Ora News sulmohet, ndërsa televizioni i Bollinos merr prona dhe para nga shteti.

Demalia shtoi se SPAK-ut në këtë rast i ka rënë ai morali pasi nuk po merret me Bollinon.

Ilir Demalia: Tani po dalin skandalet që diheshin në lidhje me Carlo Bollinon, që merr gjithë tenderat nga qeveria të AKSHI. Po të shohim BunkArt që e ka Bollino, pse duhet ta ketë ai sepse duhet ta ketë shteti, t’i marrë shteti ato para. Bollino ka marrë edhe një pronë që duhet të ishte shkollë, për televizionin e vet. Këtu shohim një standard të dyfishtë, sepse shohim që Ora News që denoncon dhe pasqyron të vërtetën ashtu sikurse janë dhe gjendet aty ku janë problemet, sulmohet nga shteti dhe merren gjithë këto masa, sa që i vihet në pikëpyetje edhe ekzistenca.

Edhe SPAK-ut në këtë rast i ka rënë ai morali që do t’i binte kudo në mënyrë të paanshme. Pse SPAK-u nuk merret tani me Karlo Bollinon që është një shembull shumë banal nga Italia që po na mëson gazetarinë e lirë. Ai e rriti dhe e bëri Ramën udhëheqësin më të madh të Evropës. Pse e bën? Sepse ka ngrënë çorbën e shtetit. Këtu kemi një standard të dyfishtë, se ky që bën korrupsion me shtetin shpërblehet dhe Ora News që bën gazetarinë e lirë ndëshkohet, ndërkohë që paratë e investuara në këtë media janë nga bankat. Nuk është vetëm Karlo Bollino që gllabëron prona nga shteti. Kjo është gjendja sot dhe kjo është situata përballë SPAK-ut.

Demalia tha se pronarët e televizioneve janë lidhur me qeverinë dhe pastrojnë paratë në ndërtim.

Ilir Demalia: Ekonomia në Shqipëri është ngritur me para informale. Kush janë ndërtuesit që pastrojnë paratë? Janë pronarë televizionesh, janë të lidhur direkt. Pse nuk bëhet një hetim për këta që dihen? Sepse janë pro qeverisë. Çdo person që korruptohet nuk ka më moral, i mbytet fjala. Unë besoj se kjo do të shkojë më keq në luftën kundrejt medies. Berisha donte të transferonte Top-Channel nga Piramida, jo ta mbyllte, u cuan të gjithë intelektualë, analistë, shoqata dhe bën gjithë atë zhurmë.

Për RTV Ora ka pasur më shumë heshtje se sa reagime, sepse ata që heshtin janë të kapur. Njeriu ka frikë nga ajo që ka bërë sepse janë kompromentuar nga paraja. Janë po ato njerëz që i kanë shërbyer regjimit të kaluar që i shërbejnë qeverisë sot.  

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti A. Kurti