Demalia: E ardhmja e Ballkanit përcaktohet nga zgjedhjet në SHBA. Trump flet si Enver Hoxha, fitorja e tij goditje për shqiptarët

Demalia: E ardhmja e Ballkanit përcaktohet nga zgjedhjet në SHBA.

Ndërsa "temperaturat" rriten nga dita në ditë në ShBA për presidencialet, publicisti Ilir Demalia thotë se një mandat i dytë i fituar nga presidenti republikan Donald Trump do të ishte një goditje fatale për shqiptarinë.

Në një lidhje me skype për Ora News, Demalia thotë se zgjedhjet e 3 nëntorit do të jenë përcaktuese për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe shqiptarët.

Demalia: Kemi tre Ministra të Jashtëm në tre shtete shqiptare, e kanë një projekt politik për të ardhmen e shqiptarëve? Si do të funksionojë bota shqiptare në Ballkan? Nuk kemi dhe nuk kemi pasur. Janë të kapur nga interesat anti-shqiptare. Mandati i dytë i Trump nëse do të shohim interesin e shqiptarëve është në dëm të shqiptarëve. Trump po tërhiqet nga roli i Amerikës në vendet ish-komuniste  dhe në Ballkan. Ballkanin  e marrin në dorë forcat pro-ruse dhe pro-serbe, qëllimi kryesoer i serbëve është dalja në det dhe kontrolli i Ballkanit. Kjo është shumë e mundur nëse shqiptarët nuk do të kenë një projekt politik për të ardhmen e tyre. Gjendja është shumë e rëndë dhe delikate, gjërat mund të ndryshojnë me një shpejtësi të llahtarshme. Nga zgjedhjet e 3 nëntorit  do të varet se si do të jetë Ballkani. Fitorja e Trump për një mandat të dytë në Amerikë do të ishte një goditje e rëndë për shqiptarët.

Referuar sondazheve më të fundit, Demalia thotë se aktualisht kryeson kandidati demokrat Joe Biden.

Demalia: Po shikoja pollet sot dhe Biden ka 203 zona elektorale dhe Trump 80. Trump në këtë situatë është një njeri që ka futur Amerikën në një konflikt të paparë ndonjëherë, administrata është e ngrirë si asnjëherë. Situata është shumë e rëndë. Ky është njeri që do të mbijetojë përmes konflikteve, "përça dhe sundo". Po përçan komunitetet dhe luan taktikën e frikës. Vetëm një injorant mund ta besojë, pavarësisht se nuk jam shumë i ngrohtë dhe  për Biden  për shkak të moshës dhe zëvendëspresidentit që ka, por mënyra si flet ky njeri që të kujton totalitaristët dhe Enver Hoxhën. Thotë nëse e merr Biden, Amerika do të shitet te Kina dhe në Amerikë do të instalohet komunizmi. A mund ta besojë kush këtë? Amerika nuk funksionon me dy vetë, sado i rrezikshëm të jetë dhe Trump. Kjo është një taktikë që ai e luan te shtresat injorante.

Intervista në studio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Rajoni Lajme donald trump ilir demalia Politikë presidencialet ne shba

EMISIONET