Përplasjet fizike me disa të lënduar dhe debatet me tone të larta e akuza shoqëruan atë që duhet të ishte dëgjesë publike për ndërtimin e një guroreje në fshatin Bajkaj të Delvinës.

Banorët që kundërshtojnë projektin u përplasën me përfaqësues të firmës Dinamika Sshpk, gjatë protestës në Qafën e Bresherit aty ku planifikohet gurorja të cilën shprehen se nuk do ta lejojnë me asnjë kusht.

”Gjithë kjo zonë në hartën gjeologjike të AKBN është për gurore. Këtu është repart ushtarak. Është pronë e Ministrisë së Brendshme, këta gënjejnë ashiqare.”

Në zonën ushtarake pak metër larg banesave të fshatit , është hartuar një plan projekt për kthyerjen e 96.000 m2 zonë në gurore.

”Jemi 600, dhe nga këta 400 jemi djem, do t’i djegim të gjallë. Nuk ka shanse. E paligjshme është e gjitha.”

Por Banorët kundërshtojnë me pretendimin se do ajo do të sjellë shkatërrim.

”Po na shkatërrojnë, kemi të gjitha ata të sëmurë me kancer. Nuk mjaftoi ky lum që u tha që e mori hidrocentarali, nuk mjaftoi landfilli që solli të gjitha plehrat, u dashka edhe një gurore. Këtu është një fatkeqësi.”

Banorët janë bërë bashkë dhe i janë drejtuar me një peticion qeverisë e Bashkisë së Delvinës për të anuluar lejen për guroren.

”Jam kundra ndërtimit.”