Konfirmimi i tre rasteve me koronavirus në institucionet arsimore në Delvinë detyroi pezullimin e procesit mësimor ditën e enjte. Sot nxënësit janë rikthyer në banka, ndërsa konfirmimi i virusit në shkolla ka ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit për zbatimin e masave.

3 shkolla dhe dy kopshte pezulluan mësimin, pasi një edukatore dhe një sanitare rezultuan pozitive me Covid-19 në Delvinë.

Kolegët që kishin kontakte të afërta janë vetëkrantinuar dhe atyre që do të shfaqin shenja infektime, do t’u merret tamponi.

Ndërkohë, ambientet e shkollave dhe kopshteve janë dezinfektuar dhe ditën e sotme nisi procesi mësimor.

Raste e konfirmuara pozitive shkaktuan alarm mes prindërve të fëmijëve në qytetin e vogël.

Nxënësit thonë se protokolli anti-covid-19 po zbatohet.

Autoritetet shëndetësore në Delvinë thonë se mësuesit e infektuar janë asimptomatikë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.