Reshjet intensive të shiut ditët e fundit kanë shkaktuar problematika dhe në burimit të Vrizit në Delvinë duke e bërë ujin të papërdorshëm.

Bashkia Delvinë ka njoftuar se analizat e kryera sot në orët e para të mëngjesit tregojnë përmbajtje bakteriologjike dhe i bën thirrje banorëve të përdorin çezmat publike për të realizuar furnizimin me ujë të pijshëm.

“Përballë kësaj situate të vështirë, të kushtëzuar nga moti i keq, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi”, thuhet në reagimin e Bashkisë Delvinë.