Banorë të fshatit Bajkaj në Delvinë kanë protestuar sot  për hapjen e një guroreje në këtë zonë.

Ata janë kundër hapjes së kësaj guroreje banorët shprehen se askush nuk i ka pyetur.

Ndërkohë thonë edhe se hapja e kësaj guroreje nuk i shërben komunitetit, përkundrazi prish bimësinë dhe ndot mjedisin.

 Banorët u përplasen fizikisht me përfaqesues të firmës qe do të ndertojë guroren.

Në foto : Banorët në përplasje fizike