Pas një kohe të gjatë pa raste me koronavirus në Delvinë, ditën e sotme janë identifikuar 3 të infektuar.

Rastet janë shënuar në kopshte dhe çerdhe, ku burime informojnë se të infektuarit janë edukatore, sanitare dhe mësues.

Rastet e reja kanë rritur shqetësimin e prindërve për rrezikun e infektimit të fëmijëve.