Infrastruktura është problemi kryesor i banorëve të fshatrave të Bashkisë Delvinë. Fshati Shijan vuan vetëm për 1 km rrugë, ku banorët e cilësojnë dëshmi e premtimeve të pambajtura elektrorale.

“Ka 20 vjet kështu, pushtetarët i fusin një pastrim për votime dhe mbetet prapë kështu.”

Kjo rrugë prej vetëm 1 km, që lidh fshatin Shijan në Delvinë me Bashkinë fqinjë të Finiqit konsiderohet dëshmi e premtimeve të pambajtura nga të zgjedhurit vendorë.

“Na premtuan se do ta rregullojnë por nuk e rregulluan. Na kanë thënë do ta bëjnë sivjet.”

Në verë pluhur e në dimër baltë, banorët thonë se ndodhet në këtë gjendje prej vitesh.

Në zgjedhjet e fundit thonë se u premtuan rikonstruksionin e plotë.

Por tashmë që dimri ka nisur, asgjë nuk ka ndryshuar.

“Rruga do asfalt.”

Infrastruktura e brendshme dhe mungesa e ujit të pijshën janë të tjera shqetësime që nuk kanë marrë zgjidhje.

Infrastruktura rrugore mbetet problematika më e madhe, në lagjet periferike dhe fahatrat e Bashkisë së drejtuar nga Majlinda Qilimi.