Politikat e ish-presidentit Trump për të dekurajuar abortin do të shqyrtohen në Gjykatën e Lartë amerikane. Mediet amerikane shkruajnë se gjyqtarët do të dëgjojnë ankesat e qytetarëve dhe subjekteve nga 21 shtete amerikane përfshirë dhe organizata të ndryshme që e kundërshtojnë vendimin e Trumpit.

Tema e abortit është një temë e nxehtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anekënd botës.

Këtë të hënë Gjykata e Lartë amerikane vendosi që të shqyrtojë ligjshmërinë e rregullores që nxorri ish-Presidenti Donald Trump që ndalon klinikat shëndetësore nga marrja e fondeve federale të planifikimit familjar nëse ato ofrojnë shërbime aborti.

Mediet amerikane shkruajnë se gjyqtarët do të dëgjojnë ankesat e qytetarëve dhe subjekteve nga 21 shtete amerikane përfshirë dhe organizata të ndryshme që e kundërshtojnë vendimin e Trumpit.

Kundër këtij vendimi të administratës Trump është edhe vetë Presidenti aktual Joe Biden. Gjatë fushatës zgjedhore ai tha se do të hartonte një rregullore e re për këtë proces.

Rregullorja Trump parandalon profesionistët mjekësorë të ofrojnë këshillime në lidhje me abortin nëse një klinikë merr fonde të planifikimit familjar. Sipas mbështetësve të planifikimit familjar, rregulli i administratës Trump e dekurajonte abortin, jo se e ndalonte atë.

Goditja gjyqsore e dekretit të Trumpit nisi në shkurt të vitit 2020. Gjykata e Apelit në Richmond, Virxhinia, vendosi që rregulli i vendosur për abortin ishte i paligjshëm.

Aktualisht ky rregull është në fuqi, përveçse në Maryland, ku një gjykatës federal e bllokoi atë.