I mblodhi regjisori Dhimitër Anagnosti si dikur në sheshxhirim

I mblodhi regjisori Dhimitër Anagnosti, njësoj si shumë vite më përpara kur thirreshin në skenën e xhirimit. Por këtë herë ata ishin aty për ta uruar për 85 vjetorin e tij.

Në ceremoninë e dekorimit me dekoratën e lartë  “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të organizuar në Presidencë nga presidenti Ilir Meta me motivacionin: “Në vlerësim të personalitetit gjenial, i cili dominoi në mënyrë të pamohueshme me veprat e tij të jashtëzakonshme historinë e kinematografisë shqiptare, duke e lartësuar dhe përfaqësuar atë me dinjitet brenda dhe jashtë vendit. Me mirënjohje ndaj mjeshtrit të artit filmik, i cili u dhuroi artdashësve shqiptarë dhe të huaj shpirtin e vet autentik, duke krijuar një sërë kryeveprash filmike, që do të shkëlqejnë në çdo epokë”.

Në ceremoninë që u mbajt në presidencë ishin dhe aktorët e njohur Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Ndriçim Xhepa.

FOTOGALERI TJERA

Rreth e rrotull Rozafatit

04/03/2021 - 08:48

Marsi i luleve

01/03/2021 - 12:11

Vaksinohen personalitetet

21/02/2021 - 15:08
Kosova voton për të ardhmen
14/02/2021 - 18:45